Presidenti Obama ben fushate per Aktin e Punes ne shtetin Ohajo

Presidenti Barak Obama vazhdoi te marten perpjekjet e tij per te shtuar mbeshtetjen e publikut per planin e tij per stimulimin e ekonomise amerikane dhe lehtesuar papunesine. Sikurse njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klein nga Shtepia e Bardhe presidenti e dergoi fushaten ne shtetin Ohajo i cili mund te jete i rendesishem per rizgjedhjen e tij.
Presidenti Obama foli ne nje tubim prej afro 3 mije njerezish duke kerkuar miratimin e Aktit te Punes.
Ky eshte nje plan qe ben dy gjera. Hape vende pune per njerezit dhe u kursen parate punonjesve amerikane.
Takimi u zhvillua ne kryeqytetin e Ohajos dhe qytetin me te madh te atij shteti Kolumbus ne nje shkolle te mesme te restauruar kohet e fundit. Zoti Obama permendi pjesen e planit qe kerkon shpenzime per ndertimin dhe rinovimin e shkollave publike ne vend.
Ka projekte konstruksioni si ky ne mbare vendin te cilat jane gati te fillojne. Ka miliona ndertues te papune qe po kerkojne pune. Ndaj pyetja ime per Kongresin eshte Per cfare po presim
Plani i presidentit prej 447 miliard dollaresh per punen perballet me kundershtimin e republikaneve dhe mbeshtetje te pasigurte nga demokratet ne Kongres. Udheheqesi i pakices republikane ne Senat Mic Mekonell thote se plani per vendet e punes nuk eshte serioz dhe eshte hartuar me shume lidhur me synimet e rizgjedhjes se zotit Obama sesa trajtimin e problemeve ekonomike te vendit. Ai po ashtu shprehu dyshime nese plani mund te funksiononte.
Ne realitet e gjithe ajo qe po ben eshte se po propozon ide te se kaluares qe synojne tu mbushin mendjen njerezve se nje zgjidhje e perkoheshme eshte faktikisht e perhershme dhe se do te krijoje vende te perhershme pune dhe pastaj i sfidon republikanet qe te votojne kunder tij.
Senatori demokrat Ricard Durbin e mbrojti planin e presidentit duke thene se do te ndihmoje ekonomine.
Nuk mendoj se udheheqesi republikan po tregohet i drejte duke e quajtur planin ide te perseritur. Mendoj se eshte nje plan i thurur me kujdes qe te nxise ecjen perpara te ekonomise. Ajo cfare e shqeteson udheheqesin republikan eshte se Presidenti Obama do te paguaje per planin.
Disa aspekte te planit do te financohen permes shtimit te taksave per amerikanet e pasur cfare kundershtohet ashper nga republikanet. Ligjvenesit kryesore republikan thone se nuk do ta miratojne te gjithe planin por do te shqyrtojne miratimin e disa pjeseve.
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe thone se presidenti do te jete i hapur qe te nenshkruaje cdo pjese te planit te miratuar nga Kongresi.
Disa demokrate e kane kritikuar presidentin se nuk eshte treguar agresiv sa duhet ne luften e parimeve te Partise Demokrate. Mbeshtetja publike per presidentin Obama eshte me e ulta ndonjehere dhe anketat e opinionit publik tregojne se disa nga votuesit qe e mbeshteten ate ne vitin 2008 tani po konsiderojne te votojne per nje kandidat republikan per president.
Vizita e se martes ne Ohajo eshte e dyta e te pakten tre udhetimeve qe po ben presidenti per te promovuar planin e tij ne shtetet kryesore te cilat jane shpesh vendimtare per zgjedhjet. Javen e kaluar ai mbajti nje fjalim te ngjashem ne Virxhinia dhe nje fjalim i trete eshte caktuar te mbahet neser ne Karolinen e Veriut.
Ohajo eshte gjithashtu edhe shteti i kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner. Para Ohajos zoti Obama mbajti nje fjalim ekonomik ne shtetin Virxhina te republikanit numer dy te Dhomes se Perfaqesuesve Erik Kantor.