Bashkëpunojnë "pa pengesa"
Në takimin e këtyre dy zyrtarëve është konstatuar se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Tribunalit në fushën e dorëzimit të dokumentacionit, qasjes në arkivat shtetërorë dhe në dëshmitarë po zhvillohet pa pengesa dhe në një nivel të lartë profesional.
Mediat serbe njoftuan se gjatë takimit të kryeprokurorit Brammerz me prokurorin e Serbisë për Krime Lufte, Vladimir Vukcevic, mes, tjerash, u diskutua edhe çështja e dëshmitarëve në ‘Rastin Haradinaj’, megjithëse nuk u dhanë detaje. Megjithëse, të njëjtat burime sqaruan se Brammerz ka ripërsëritur qëndrimin e Tribunalit se asnjë person nga lista e dëshmitarëve të këtij rasti nuk është vrarë.
Brammerz ka takuar në Beograd edhe presidentin serb, Boris Tadic, nga i cili ka kërkuar procedimin e personave që kanë ndihmuar fshehjen e kriminelëve të luftës në Serbi.