Budapest: Kasapi del të jetë serb
Policia hungareze ka arrestuar të martën shtetasin serb D.B., nga Backo Gradiste (Vojvodinë). Ai dyshohet për plaçkitjen dhe varrosjen për si gjalli të një çifti hungarez, në një ishull të Budapestit.
Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:23
Më në fund është vërtetuar identiteti i personit që akuzohet se kishte plaçkitur e pastaj edhe varrosur për së gjalli të paktën një çift hungarez, në një ishull afër kryeqytetit të vendit, Budapest.
Shtetasi serb D. B. kishte shfrytëzuar të paktën kartë identitete të rreme.
Para një muaji, në Budapest ishin arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në këtë krim makabër. Asokohe, në ishullin ku jetonte çifti i vrarë ishin gjetur edhe katër kufoma të tjera..
Tash për tash, ende nuk është konfirmuar nëse i njëjti preson i kishte vrarë edhe katër viktimat e tjera.