Kofi Annan Damasku ka pranuar planin per ti dhene fund dhunes ne Siri

I derguari i posacem i paqes per Sirine Kofi Annan thote se Damasku e ka pranuar planin e tij per ti dhene fund dhunes ne vend.
Nje zedhenes i zotit Annan tha sot se Siria eshte pergjigjur permes nje letre per te derguarin e Lidhjes Arabe. Zedhenesi i zotit Annan tha se ai i eshte pergjigjur letres se Damaskut duke i kerkuar Presidentit Bashar al-Assad ti vere ne jete premtimet pa humbur kohe.
Zoti Anan u takua sot me zyrtaret kineze ne Pekin perfshire kryeministrin Wen Jiabao ndersa Kina u zotua ti mbeshtese perpjekjet e tij te ndermjetesimit.
Nderkohe organizata me baze ne Britani Vezhguesi Sirian per te Drejtat e Njeriut thote se sot ne Siri jane vrare te pakten 10 persona ndersa forcat qeveritare qelluan ndaj civileve ne disa rajone te vendit.