Presidenti Obama denoi vrasjen e punonjesve te OKB-se ne Afganistan

Presidenti amerikan, Barak Obama, dënoi vrasjen e punonjësve të OKB-së në Afganistan, nën motivin e djegies së Kuranit në një kishë amerikane.
Obama ngushëlloi familjarët e viktimave dhe shtoi se ky akt nuk duhet të pengojë aktivitetin e mëtejshëm të OKB në Afganistan, në këtë moment të rëndësishëm për vendin.
“Përdhosja e çdo teksti të shenjtë është një akt intolerance ekstreme dhe fanatizmi, por nuk justifikon vrasjen e njerëzve”, tha presidenti Obama, duke iu referuar vrasjes se punonjësve të OKB-së në Afganistan.
Obama i cilësoi vrasjet e kryera nën motivin e djegies së Kuranit në një kishë amerikane si “të egra”.
Në një deklaratë, Obama ngushëlloi familjarët e viktimave dhe tha se nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe ky veprim është një fyerje e dinjitetit të njeriut.
Ndër të tjera, kreu i misionit të Asistencës OKB-së në Afganistan tha se sulmi i të premtes "nuk duhet të pengojë praninë e OKB-së, dhe aktivitetin e organizatës në këtë vend sidomos në këtë periudhë delikate dhe veçanërisht vendimtare për Afganistanin”.
Sulmi mbi punonjësit e OKB-së, ndodhi të premten në qytetin Mazar e-Sharif ku 14 persona u vranë, shtatë prej të cilëve ishin punonjës të stafit të OKB-së.