Presidenti Obama dhe ai koreanojugor Li Mjung Bak shkojne ne Detroit

Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij koreanojugor Li Mjung Bak shkojne sot ne Detroit te Miciganit per te promovuar marreveshjen dypaleshe te tregetise te miratuar kete jave nga Kongresi amerikan.
Dy udheheqesit do te vizitojne nje fabrike te prodhimit te makinave te kompanise General Motors. Zoti Obama tha se marreveshja do te hape tregun me Korene e Jugut per automobile amerikane dhe mallrat e tjera. Marreveshja mbeshtet hapjen e 70 mije vendeve te punes si dhe rrit eksportet amerikane me 11 miliarde dollare.
Zoti Obama tha se ai do te pelqente te shihte koreanet duke drejtuar makinat e ndertuara ne Amerike ashtu sic shume amerikane perdorin makinat koreane.
Zoti Li falenderoi ligjvenesit amerikane qe miratun marreveshjen ne fjalimin dje para nje sesioni te perbashket te Kongresit.