Presidenti Obama dhe kriza europiane
“Duket qartë se problemi më urgjent për Europën është Greqia. Janë duke u marrë masat e duhura për të ndalur krizën, por jo për ta ndaluar atë» - kështu është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në një intervistë të tij. Por shqetësim për Presidentin amerikan Obama paraqesin edhe dy shtetet e tjera europiane si Italia dhe Spanja duke nënvizuar se «Një problem më i madh është se çdo të ndodhë në Itali dhe Spanjë (…)». Shqetësimet e presidentit Obama për krizën globale janë të mëdha por ai është i shqetësuar në veçanti për zonën euro, dhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë përkrah vendeve të Bashkimit Europian për të stabilizuar një gjëndje që aktualisht nuk është e tillë. «Mendoj që do të vazhdojmë të shikojmë dobësitë e ekonomisë botërore përderisa kjo çështje do të mbetet e pazgjidhur» - ka nënvizuar Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në një intervistë me disa gazetarë, duke vazhduar se diskutimet do të vazhdojnë përgjatë «takimit të G20 që do të zhvillohet në nëntor» në Francë. Por edhe pse ka garantuar se SHBA janë “thellësisht të përfshirë” në përpjekjet e vendeve europiane për të zgjidhur krizën e zonës euro, ka shpjeguar, në të njëjtën kohë, se janë vendet europiane ato që duhet të vendosin për një strategji për të tejkaluar këtë moment të vështirë. Në fakt, vendet europiane të përfshira nga kriza planetare gjithmonë dhe më shumë po punojnë për daljen nga kriza tashmë jo më ashtu të veçuara por shpeshherë me strategji të përbashkëta. Siç është rasti i Italisë dhe i Presidentit të Këshillit të Ministrave Silvio Berluskoni i cili ka udhëtuar për në Bruksel dhe më vonë për në Strazburg për t’i bërë të njohur krerëve të Bashkimit Europian (me takime institucionale me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Hermann Van Rompuy në Bruksel, dhe më vonë në Strasburg, me Presidentin e Komisionit të Bashkimit Europian, Barrozo), mbi masat që ka ndërmarrë dhe kërkon të ndërmarrë Italia për daljen nga kriza gjithashtu dhe për të shpjeguar manovrën financiare të qeverisë Italiane. Sipas burimeve të Bashkimit Europian këto takime janë kërkuar nga vetë qeveria e qëndrës së djathtë të Presidenti të Këshillit të Ministrave të Italisë e kryesuar nga Silvio Berluskoni. Madje Berluskoni ka shtuar se me takimet në Buksel dhe në Strazburg kërkon të shpegojnë manovrën dhe vullnetin absolut të qeverisë për të dalë nga kriza duke akuzuar opozitën e majtë madje edhe një pjesë të shtypit italian se “kërkojnë të bëjnë shumë konfuzion përreth manovrës duke dashur që autoritetet dhe institucionet europiane të mendojnë se Qeveria kërkon të bëjë hapa prapa”. Në fakt në takimin e zhvilluar (dje) me Van Rompuy, Silvio Berluskoni i ka shpjeguar presidentit se “Opozita kritikon manovrën me dëshirën e vetme për goditur qeverinë pa kuptuar se po godasin Italinë dhe duke kërkuar që të shkatërrojnë imazhin e Presidentit të Këshillit por harrojnë se në këtë mënyrë shkatërrohet Italia”. Në të njëjtën kohë, nisur edhe nga polemikat e ngritura nga disa organe të shtypit të majtë italian, zëdhënësi i komisarit të Çështjeve ekonomike, Olli Rehn, ka nënvizuar se: “Nuk kemi kërkuar masa shtesë përtej manovrës financiare italiane” duke kundërshtuar keqinterpretimet mbi raportin për financat publike të Eurozonës. “Ndoshta ka qenë një problem në leximin e raportit mbi financat publike të Bashkimit europian të botuar dje”, ka theksuar zëdhënësi, Amadeu Altafaj Tardio. Të njëjtin problem kanë patur edhe spanjollët në leximin e këtij raporti por zëdhësësi siguron dy vendet: “Nuk kemi kërkuar masa shtesë as për Italinë dhe as për Spanjën”.
...