E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet ambasadori e re e Pakistanit në SHBA

Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani sot ka caktuar ish ministren e informimit Sheri Rehman, si ambasadoren e re të këtij vendi në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar për këtë zhvillim, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Rehman do të zëvendsojë Husain Hakanin, i cili dha dorëheqje të martën pas akuzave se kishte dërguar një kërkesë për ndihmë amerikane për kontroll të ushtrisë së fuqishme të vendit të tij.

Rehman është një emër i rëndësishëm në partinë politike pakistanze në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›