E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, pedofili dënohet me 315 vite burg

Një 25-vjeçar amerikan në Indiana, është dënuar me 315 vjet burg për prodhim dhe shpërndarje imazhesh pedopornografike të 5 fëmijëve, mosha e të cilëve varionte nga 2 muajsh në 4 vjeç.

Gjykata e ka shpallur fajtor David Bostic për shumë akuza që lidhen me prodhimin dhe trafikun e pedopornografisë.

“Kjo çështje është një nga më të rëndësishmet e pornografisë me të mitur për të cilën ka hetuar FBI”, lexohet në një komunikatë.

Bostic ka “kryer agresione seksuale kundër pjesës më delikate të shoqërisë e më pas ka shpëndarë imazhet tek një rrjet ndërkombëtar pedopornografik”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›