Përleshje në sheshin Tahrir të Egjiptit

Policia egjiptiane është përpleshur me protestuesit anti-qeveritarë në Kajro, për të pestën ditë me radhë, njofton agjencia e lajmeve AP.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë njoftuar se numri i të vrarëve gjatë trazirave të fundit ka arritur në 38 persona.
Dhjetëra mijëra protestues në sheshin Tahrir e kanë hedhur poshtë ofertën e regjimit ushtarak të Egjiptit për të përshpejtuar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Protestuesit duan që pushteti në Egjipt t`i transferohet një këshilli të përkohshëm civil.