E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama festoi dje 50 vjetorin e ditelindjes ne Shtepine e Bardhe

Presidenti Barak Obama festoi dje 50 vjetorin e ditelindjes ne Shtepine e Bardhe. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon se kjo ishte dita e dyte e festimeve per presidentin.

Aroma e mishit te pjekur te pules kishte mbushur kopshtet e Shtepise se Bardhe dje ndersa kuzhinieret pergatiteshin per festimet e ditelindjes se presidentit.

Anetaret e stafit te administrates i uruan ditelindjen presidentit ne mesdite dhe me vone u zhvillua nje pritje per miqte dhe familjen ne Kopshtin e Trendafilave.

Festimet e ditelindjes se zotit Obama filluan te merkuren ne mbremje ne qytetin e tij ikago me rreth 2400 te pranishem qe morren pjese ne nje aktivitet per mbledhjen e fondeve per fushaten e tij te rizgjedhjes ne vitin 2012.

Nuk do te kisha patur dhurate me te mire para ditelindjes se sa te kaloj kete mbremje me ju.

Dikush nga te panishmit thirri Te duam. Presidenti u pergjegj Edhe une ju dua. Mbeshtetesit e presidentit qe kishin shkuar ne pritje degjuan muzike nga legjenda e xhazit Herbi Henkok dhe kengetarja Xhenifer Hadson.

Ata qe paguan rreth 36 mije dollare per biletat me te shtrenjta te mbremjes u ftuan ne nje darke me te vogel private me presidentin. Zoti Obama e festoi ditelindjen e tij te 50-te me nje sens humori. Ai u tha te pranishemve se me kalimin e moshes ai po i kushton me shume vemendje programeve sociale per te moshuarit.

shte e vertete qe mbush 50 vjec neser. Kjo do te thote se kur te ngrihem do te kem marre nje imeil nga AARP Shoqata Amerikane e Njerezve te Moshuar ne te cilen me kerkon ti telefonoj Presidentit Obama dhe ti them te mbroje Medikerin.

Anetaresimi ne shoqaten e fuqishme te te moshuarve eshte pothuajse nje ritual per shume amerikane qe mbushin 50 vjec.

Zoti Obama eshte presidenti i katert me i ri  nga 44 presidentet e Shteteve te Bashkuara dhe i shtati qe feston 50 vjetorin ne kete detyre. Bill Klintoni ishte me i fundit ne vitin 1996.

Zoti Obama tha kohet e fundit se floket i  jane thinjur dukshem gjate dy vjeteve e gjysme qe kur u be president. Por tha se e shoqja Mishelle ende mendon se ai eshte i lezetshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›