E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Presidenca e mirepret arritjen e marreveshjes me Serbine

Presidenca e Kosoves e ka mirepritur arritjen e marreveshjes ndermjet qeverise se Kosoves dhe asaj te Serbise per tejkalimin e situates ne veriun e Kosoves. Marreveshja e cila u arrit me ndermjetesimin e trupave paqeruajtese te udhehequra nga NATO-ja parasheh qe vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves te mbeten nen kontrollin e KFOR-it deri nga mesi i muajit shtator kur pritet rifillimi i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimin Evropian.

Zedhenesi i Presidences se Kosoves Arber Vllahiu thote se arritja e marreveshjes eshte nje lajm i mire per qytetaret e Kosoves dhe te Serbise dhe nje veprim i arsyeshem qe e zhbllokon gjendjen e krijuar ne komunat veriore te Kosoves dhe ne vendkalimet kufitare te saj ne veri.

Angazhimi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne ate qe palet ti kthehen dialogut dhe qe te gjejne zgjidhje te pershtatshme dhe te dobishme si dhe konkretisht angazhimi i KFOR-it ne kuader te mandatit te tij per ruajtjen e pacenueshmerise se kufijve dhe ruajtjen e paqes dhe te stabilitetit ne rajon dhe parandalimin e trazirave nderetnike dhe ne kuader te mandatit te dhene nga institucionet e Kosoves ishte frytdhenes qe mundesoi arritjen e marreveshjes e cila siguron levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave ne gjithe territorin e Kosoves. Ky eshte parim i demokracise dhe nga kjo perfitojne te gjithe qytetaret pa dallim perkatesie etnike apo fetare thote ai.

Zoti Vllahiu thote se Presidenca e Kosoves angazhohet qe nepermjet dialogut dhe marreveshjeve te zgjidhen te gjitha ceshtjet me Serbine.

Agjenda ne Bruksel qe palet dialogojne me ndermjetesimin e BE-se eshte alternativa e vetme deri ne normalizimin e plote te marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise si dy shtete sovrane qe e kane te ardhmen e perbashket ne rrugen e integrimeve euroatlantike. Kete rruge mund ta kalojme me sukses vetem duke bashkepunuar duke ndihmuar njeri-tjetrin dhe duke i zgjidhur te gjitha ceshtjet dhe problemet praktike ne modelin e standardeve evropiane thote ai.

Marreveshja e arritur eshte mbeshtetur nga te dyja palet. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se  marreveshja parasheh qe te ruhet gjendja e re e krijuar ne vendkalimet ne veri dhe se me kete ujdi vendimet e mehershme te qeverise per masat e ndersjella tregtare me Serbine dhe venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare mbeten ne fuqi dhe do te zbatohen plotesisht. Kryeministri Thaci e cilesoi marreveshjen dhe hapat e qeverise se tij si nje nga arritjet me te medha te institucioneve te Kosoves.

Nderkaq perfaqesuesit e qeverise se Serbise Borisllav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic u kane bere thirrje perfaqesuesve lokale serbe dhe protestuesve qe po mbajne te bllokuara rruget ne veri qe te mbeshtesin marreveshjen per tejkalimin e gjendjes ne ate pjese.

Shefi i delegacionit te Serbise per bisedimet me Kosoven Borisllav Stefanovic u tha atyre se marreveshja eshte mbeshtetur nga qeveria e Serbise dhe presidenti i Serbise Boris Tadic dhe ne rruge paqesore mund te mbrohen interesat e ligjshme.

Perfaqesuesit lokal te serbeve ne veri pritet qe gjate dites se sotme te  vendosin nese do te largojne bllokadat e rrugeve apo jo.

Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan me 25 korrik nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.

Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Perfaqesuesit e Beogradit kerkojne kthimin ne gjendjen e meparshme nje kerkese kjo qe eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare.

Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet te Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›