Vdes legjenda e Hollivudit Elizabet Tejler

Hollivudi ka humbur sot nje nder yjet e tij me te ndritshem aktoren legjendare Elizabeth Taylor. Aktorja vdiq sot heret nga komplikacionet ne zemres pas nje beteje te gjate me problemet e shendetit. Aktorja kujtohet per nje krijimtari te pasur ne celuloid si pioniere e fushates kunder perhapjes se Sides dhe per aktivitetin e gjere bamires
Per me shume se 60 vjet Liz Taylor ka qene e pranishme ne syte e publikut boteror. Fama jeta e stuhishme personale arritjet ne karriere dhe perfshirja e saj ne iniciativat sociale per probleme qe shqetesonin shoqerine boterore jane pikat neper te cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor.
Si aktore ajo ka fituar dy cmime Oscar per aktoren me te mire si dhe nje cmim Oscar ne vitin 1993 per ndihmesen e saj ne ceshtjet humanitare dhe ne kerkimet per SIDA-n. Aktorja e lindur ne Londer ka marre titullin e Dames nga Mbreteresha Elizabeth ne vitin 1999.
Karriera e saj si aktore pemban qindra pjesemarrje ne filma dhe programe televizive ku mund te pemenden filmat National Velvet Cleopatra Whos affraid of Virgina Wolf etj. Dalja e saj e pare ne ekran shenohet ne vitin 1942 ndersa aktiviteti i saj i fundit profesional shenohet ne vitin 2001 vit ne te cilin ajo u shkeput perfundimisht nga ekrani dhe puna si aktore.
Jeta e saj personale ka qene e mbushur me momente qe kane lene gjurme. 8 martesa 4 femije dhe nje jete problematike nga perdorimi i alkoolit kane qene shoqeruese te aktores se famshme ne vite. Elizabeth Taylor do te mbetet e skalitur ne kujtesen filmike te koherave si nje ikone e kinemase boterore si nje nder aktoret me te suksesshme te Epokes se Arte te Hollivudit me talentin sharmin forcen e karakterit dhe syte ngjyre vjollce e cila beri per vete miliona adhurues anembane globit.