E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama i shkruan letër Sejdiut

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë një letër falënderimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i cili shpreh vlerësimin e tij për mesazhin e urimit që i kishte dërguar presidenti Sejdiu me rastin e zgjedhjes së Obamës president i ShBA-ve."Ju falënderoj për urimin tuaj me rastin e zgjedhjes sime president i Shteteve të Bashkuara. E vlerësoj shumë mesazhin tuaj domethënës", thuhet në letrën e falënderimit të presidentit Obama."Unë jam i bindur se ne mund të punojmë së bashku në frymën e paqes dhe të miqësisë për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Mirëpres të punoj me ju në këtë përpjekje dhe për të promovuar marrëdhënie të mira në mes dy vendeve tona", përfundon letra e presidentit amerikan, Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›