Zbardhet formacioni i Shqipërisë kundër Maltës
Trajneri Ari Han ka përcaktuar edhe formacionin zyrtar, që do të zbresë në fushë në ndeshjen e rëndësishme kundër Maltës, takim që do të luhet sot në mbrëmje në orën 19:30 në "Ta'Qali". Albania-sport.com arriti të siguroi emrat e "11 heronjve kuqezi", të cilët synojnë jo vetëm fitoren, por edhe vendin e parë në Grupin 1 eliminator të Kampionatit Botëror 2010. Përfundimisht Debatik Curri do të luajë në mbrojtje, ndërsa në mesfushë do të jenë përveç të tjerëve Gilman Lika e Endri Vrapi .Shqipëria do të luajë me skemën 4-4-1-1 Porta: Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë) Mbrojtja: Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë) Elvin Beqiri (Vllaznia, Shqipëri) Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrainë) Ansi Agolli (Tirana, Shqipëri) .Mesfusha: Klodian Duro(Omonia Nikosia, Qipro) Gilman Lika (Hacettepe, Turqi) Ervin Skela (Energi Kotbus, Gjermani) Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainë) Endri Vrapi (Elbasani, Shqipëri) .Sulmi: Erjon Bogdani (Kievo, Itali) .