E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet RB5 për sezonin 2009

Red Bulli ka prezantuar në Jerez makinën me
të cilën do të konkurrojë në Botërorin 2009
të Formula 1. Emri i njëvendëshes, e cila është
pajisur me motor Renault, është
RB5. Objektivi për këtë sezon
është i qartë: me dy pilotët
më premtues të së ardhmes,
Sebastian Fetel dhe Mark Veber,
të arrihen majat e kampionatit.
Fetel ka provuar menjëherë
makinën e re, ndërkohë
që testet e Veber fillojnë të
mërkurën. Pas xhirove testuese, gjermani, i cili
në edicionin e kaluar fitoi Çmimin e Madh në
Monza, deklaroi: "Duhet ende të ambientohem,
pasi kur shoh pasqyrat dhe mungon bishti i gjerë
prapa, makina duket ‘lakuriq‘".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›