E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama në Kanada në udhëtimin e parë jashtë vendit që kur mori detyrën

Presidenti Barak Obama mbërriti në Otava të Kanadasë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori detyrën.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë më pak se 7 orë, zoti Obama do të takohet me kryeministrin kanadez Stiven Harper mbi një numër çështjesh përfshi tregëtinë, ekonominë, ambjentin, energjinë dhe Afganistanin.

Kanadaja është partneri më i madh tregëtar i Shteteve të Bashkuara dhe furnizuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror.

Gjatë fushatës presidenciale zoti Obama shtroi mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes së tregëtisë së lirë për Amerikën Veriore. Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara mund të duhet të ndryshojnë marrëveshjen për të siguruar zbatimin e standarteve të punës dhe të mjedisit.

Por gjatë një interviste të fundit zoti Obama zbuti tonin e tij duke thënë se të dyja vendet tregëtojnë mes tyre 1 presje 5 miliardë dollarë çdo ditë dhe nuk është në interesin e askujt të ulë këtë volum.    (ze)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›