E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA do t'u kërkojë aleatëve të NATO-s më shumë trupa për Afganistanin

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts thotë se do t'u kërkojë aleatëve të NATO-s në një takim dy ditor të ministrave të mbrojtjes së aleancës që po mbahet në Krakov të Polonisë, që të angazhohen për dërgimin e më shumë trupave në Afganistan për të ndihmuar në vendosjen e sigurisë për zgjedhjet e ardhshme të vendit.

Përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan do të jenë një nga temat qendrore të takimit.  Bisedimet bëhen pasi Uashingtoni njoftoi për dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afganistan.

Zoti Gejts tha se nuk ka më shpresa që aleatët e NATO-s, shumica e të cilëve kanë një publik kundër luftës, të dërgojnë më shumë trupa. Ai tha se shanset më të mëdha janë që ata ta kufizojnë kontributin në ndihmë jo-ushtarake, për të ndihmuar qeverinë e Kabulit të krijojë institucione më të forta civile.

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë gjithashtu edhe për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. //kk//

        

                                          

          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›