E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama në Masaçuset për fushatën e demokratëve në Senat

Presidenti amerikan Barak Obama udhëton drejt
Masaçusetsit sot, për të bërë fushatë për kandidatin demokrat që do të zërë vendin
e lënë në senat nga senatori që ndërroi jetë Eduart Kenedi.Anketat e fundit tregojnë se kandidatja demokrate,
prokurorja e përgjithshme e Masaçusetsit Martha Coakli, mund të humbasë në
zgjedhjet që do të mbahen të martën në
Masaçusets.Një fitore nga republikanët, mund t'iu kushtonte
demokratëve vendin e tyre të 60-të në Senat dhe pakëson aftësinë e tyre për të
bllokuar republikanët në taktikat e tyre vonuese për ligje të ndryshme,
kryesisht në ligjin për reformën e kujdesit shëndetësor.Fituesi i zgjedhjeve do të zëvendësojë vendin e lënë bosh
nga Kenedi në mes të mandatit . Vëllai më i ri i presidentit amerikan Xhon
Kenedi, e mbajti vendin e tij në Senat për 47 vjet deri sa u nda nga jeta në
Gusht të vitit të kaluar.Ted Kenedi, fitoi reputacion si " luani " i Senatit, për
ngritjen e çështjeve të tilla si të drejtat civile, arsimi, imigracioni dhe
kujdesi shëndetësor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›