E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët kundër mësimit të maqedonishtes në klasën e parë

 Ministria e Arsimit në Maqedoni u kërkon shkollave fillore që ta zbatojnë
vendimin për mësimin e maqedonishtes duke filluar nga klasa e parë, për nxënësit
e të gjitha komuniteteve. Por, prindërit e fëmijëve shqiptarë, si dhe
autoritetet vendore në zonat e banuara me shqiptarë paralajmërojnë bojkotin e
maqedonishtes me arsyetimin se kjo do të shkaktonte vështirësi shtesë për nxënësit
e kësaj moshe. Sipas ligjit, shqiptarët dhe komunitetet jomaqedonase maqedonishten
fillojnë ta mësojnë nga klasa e katërt. çështja pritet të gjejë zgjidhje në Gjykatën
Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›