Ukrainasit në zgjedhjet presidenciale
Një anketë menjëherë pas votimit në Ukrainë tregon se udhëheqësi pro rus i
opozitës Viktor Janukoviç dhe kryeministrja aktuale Julia Timoshenko do të
përballen në balotazh muajin e ardhshëm për garën presidenciale.Anketa tregon se zoti Janukoviç, ish-presidenti që ishte
akuzuar se kishte manipuluar zgjedhjet e 2004-ës, ka siguruar 31 për qind të
votave, ndërsa zonja Timoshenko pak më shumë se 27 për qind. Presidenti pro-perëndimor Viktor Jushçenko duket se do të
mbetet jashtë garës me rreth 6 për qind.
Ukrainasit votojnë sot në zgjedhjet presidenciale që cilësohen si tepër të
rëndësishme për vendin. Votuesit shkuan sot në qendrat e votimit ndërsa anketat
e opinionit tregojnë se ish kryeministri Viktor Janukoviç, kandidat pro-rus i
akuzuar për vjedhjen e votave në vitin 2004, kryeson garën. Kryeministria e tanishme pro-perendimore Julia Timoshenko
radhitet e dyta. Presidenti Viktor Jushçenko i cili erdhi në pushtet në vitin
2004 pason garën që pritet të shkojë në balotazh.Ukrainasit hodhën votat e tyre në zgjedhjet e para presidenciale
që nga Revolucioni Portokalli i vitit 2004, zgjedhje që mund ta kthejnë vendin
nga kursi pro-Bashkimit Evropian tek lidhjet historike me Rusinë.Por pesë vjetë pasi revolucionit Portokalli ngriti shpresat për reforma
ekonomike dhe politike, shumë votues ukrainas presin pak nga zgjedhjet e sotme
presidenciale. Një anketë e fundit tregon se shumica e votuesve janë të shqetësuar se
zgjedhjet mund të manipulohen.Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili dërgoi dje vëzhgues në qytetin
Donetsk të Ukrainës lindore.Saakashvili po mbështet zonjën Timoshenko duke dërguar të paktën 152
vëzhgues në bazën elektorale të zotit Janukoviç.Kundërshtarët e kryeministres Julia Timoshenko publikuan një kasetë këtë
javë të një bisede mes saj dhe Saakashvilit në të cilën ai thotë se do të
dërgojë 2 mijë vëzhgues gati për betejë për të monitoruar garën.Disa e kanë interpretuar këtë koment si një premtim për mbështetje të
Timoshenkos në protestat pas-zgjedhore.Zëdhënës të të dy palëve nuk pranuan të komentojnë dhe vërtetësia e kasetës
nuk është konfirmuar.Viktor Jushçenko reagoi ashpër ndaj mbërritjes së vëzhguesve gjeorgjianë."Më vjen keq
që Gjeorgjia, po përdoret për manipulimin e zgjedhjeve në Ukrainë dhe vërteton
edhe njëherë se cilët janë udhëheqësit tanë politik dhe në drejtimin ku po
shkojmë”.Disa ëndërrojnë nëse edhe një votim i ndershëm mund ta ndryshojë për mirë
jetën pas vitesh paralize politike dhe recesioni të thellë ekonomik.Në një anketë të opinionit në dhjetor, vetëm 34 përqind e ukrainasve
prisnin që zgjedhejt të ishin të drejta ndërsa 57 përqind thanë se rezultatet
do të manipulohen.Si pjesë e një përpjekje ndërkombëtare për të nxitur besimin tek zgjedhjet
vëzhguesit e huaj kanë vërshuar në mbarë Ukrainën për të monitoruar zgjedhjet.Akuzat për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2004 çuan në protestat masive
të Revolucionin Portokalli.