Intervistë me zv/presidentin e BB për Evropën dhe Azinë Qëndrore
Zëri i Amerikës: Faleminderit për këtë intervistë për ‘Zërin e Amerikës'. Do
të doja ta nisja nga kriza ekonomike, që përfshiu gjithë globin dhe natyrisht
la pasoja edhe në vendet e Evropës Juglindore, vende me zhvillim jo të njëjtë
me ato të pjesës tjetër të Evropës. Cilat jane, sipas jush, pasojat e kësaj
krize dhe sa kohë do t'u duhet këtyre vendeve që ta lëne këtë krizë. Filip lë Ueru: Për pjesën e parë të pyetjes mund të
thoja se përgjigjia gjendet tek transmetimi i kësaj rritjeje shumë të fortë që
kemi dëshmuar në Evropën Lindore dhe kjo
ishte në fakt produkt i një integrimi shumë të fortë në një treg shumë të madh,
si ai i Bashkimit Evropian. Ky integrim ka ndodhur përmes tregtisë, përmes
investimeve të huaja direkte dhe huave tregtare. Kur kriza financiare goditi
këta mekanizma të integruar, të cilët ishin motorë shumë të fuqishëm të këtij
integrimi që ka sjellë rritjen, ato ndryshuan pozicion duke u konvertuar në mekanizma
transmetimi për ngadalësimin e rritjes dhe vende të caktuara në të vërtetë
kaluan tkurrje shumë të rënda në PBB-të e tyre. Pjesa e dytë e pyetjes është të shohësh përpara. Cili është parashikimi? është e vështirë të bësh parashikime. Por, ne në Bankën Botërore, në rajon e me
gjerë, të gjithë bashkohemi në një konsensus të përgjithshëm që është se
dalja nga kriza në Evropë do të jetë e
ngadalshme. Pra, nuk do të kemi një kthim të fortë në rritjen ekonomike, siç
ndodhi në Azinë Lindore apo Indi. Gjë që do të thotë se viti i ardhshëm do të jetë i vështirë dhe do të shohim diferencime mes vendesh: disa vende do të vazhdojnë të
dalin nga kriza më parë se vendet e tjera, ndërsa disa të tjera do të vazhdojnë
të preken nga kriza, dhe kjo do të varet nga struktura e tyre e brendshme e
ekonomisë dhe nga anët e forta të gjendjes së tyre makro-ekonomike si dhe nga
vendndodhja e tyre. Zëri i Amerikës: Duke qenë se jemi tek kjo çështje, po Shqipëria? Ka pasur
debeta të shumta nëse Shqipëria është prekur, nuk është prekur, ka kaluar apo
jo pasojat, por sa janë ndjerë ato: kemi të ardhurat e emigrantëve, eksportet,
importet, përkeqësim të kredive nga bankat. Sipas jush, në cilën fazë ndodhet
Shqipëria? Dhe ju a mendoni se Shqipëria do të jetë e kujdeshme? Cila do të jetë këshilla juaj për
qeverinëshqiptare në këtë fazë? Filip lë Ueru: Shqipëria është prekur nga kriza, ashtu
si vende të tjerat të rajonit, nëpërmjet kanaleve tregtare. Shqipëria ishte me
fat në këtë sens, sepse ajo nuk provoi krizë shumë të rëndë financiare, për
shkak se sektori financiar dhe sektori bankar kanë qenë mjaft elastik, por
mekanizmat e transmetimit mund të filtrojnë si p.sh me rënien e madhe në
tregtinë e tekstileve, por edhe me rënien e remitancave dhe gjithashtu kjo
lidhet me faktin se shumica e eksporteve dhe e dërgesave në të holla vijnë nga dy vende: Italia dhe Greqia. Këto
dy vende përjetuan vështirësi gjatë vitit 2009 dhe ne besojmë se në vitin 2010
rritja ekonomike në këto vende mund të jetë shumë modeste. Pra, në këtë kuptim,
mekanizmi i transmetimit që ne kemi parë në gjysmën e dytë të vitit 2009, i
vonuar në krahasim me vende të tjera, mund të vazhdojë edhe në vitin 2010, në
krahasim me vende të tjera, ku në vitin 2010 pritet që ekonomia e tyre të
fillojë rimëkembjen ose të ngjitet përsëri lart ngadalë . Pra, këshilla jonë
është që Shqipëria të jetë shumë e kujdesshëm sidomos në aspektin makro-ekonomik.
Sigurisht ka qenë diçka pozitive që autoritetet shqiptare kanë menaxhuar situatën
e përgjithshme makroekonomike në dy dekadat e fundit mjaft mirë dhe ne besojmë
se ky ka qenë një nga komponentët kryesorë të suksesit që ekonomia shqiptare ka
njohur gjatë këtyre dy dekadave të fundit. Pra me sytë nga e ardhmja, duke qene
në një mjedis të brishtë, është shumë e rëndësishme që të ketë politika fiskale
dhe politika makro shumë të kujdeshme. është gjithashtu e rëndësihme të bësh
parashikime të sakta të ekonomisë, sepse, siç e dini, çdo gjë është e lidhur në
fushën e ekonomisë. Pra, parashikimet shërbejnë si udhëzime shumë të mira në
parashikimin e buxhetit të qeverisë shqiptare, si e hartoni atë dhe çfarë vendimesh
merr.Parashikimi i ekonomisë si i
tërë është një forcë lëvizëse. Pra, ky parashikim është shumë i rëndësishëm,
sepse ai vendos në një masë shumë të madhe se cilat do të jenë të ardhurat, kështu që përsëri mendoj se pasja e të dhënave për ekonominë mbart
rëndësi, por po aq e rëndësishme mbetet edhe përdorimi i këtyre të dhënave në
kohë reale për të bërë parashikime të sakta gjatë krizave për menaxhimin e tyre
sa më drejtë. Zëri i Amerikës: Duhet te jemi optimist apo pesimist per 2010?Filip lë Ueru: Unë do të përsëris atë që Zoti Trichet tha dje. Ne duhet të jemi
shumë të kujdesshëm dhe në mënyrë të arsyeshme optimistë për rajonin në tërësi.
Por, unë nuk mendoj se ne kemi dalë ende nga kriza. Në këtë kontekst, në
këndvështrimin tim, rritja për Shqipërinë në vitin 2010 do të vazhdojë të jetë
e vështirë. Pra edhe njëherë duhet të jemi optimistë, por optimistë në mënyrë
të kujdesshme. Sepse unë besoj se rajoni do të dalë nga kjo krizë dhe
përfundimisht problemi është faktori kohë. Eshtë shumë e vështirë të
parashikosh se cila do të jetë pikërisht strategjia e daljes nga kriza, cili do
të jetë stimuli fiskal dhe ky stimul fiskal ka të bëjë me mbajtjen e disa aktiviteteve nëpërmjet sektorit privat,
nëpërmjet investimeve private, por diku gjatë rrugës krijohen borxhe, që mund
të pengojnë rritjen e sektorit privat dhe kjo është në të vërtetë ajo që qeveria nuk
dëshiron të bëj. Pra, mënyra se si qeveria shqiptare starton stimulin
fiskal lidhet me rëndësinë që ajo duhet t'i kushtojë edhe borxhit publik, duke u
siguruar që sektori privat të fillojë investimet. Dhe koha midis të tashmes dhe
asaj që pritet të vijë do të jetë e rëndësishme sepse do të duhen të dhëna në kohë reale. Ky menaxhim do të
jetë strukturor. Një tjetër gjë që unë do të doja të shtoja lidhur me aspektin
fiskal. Kur Shqipëria ndodhet në një situatë, ku të ardhurat nuk janë në rritje
dhe nuk dëshiron që borxhet e saj të rriten shumë shpejt, atëherë theksin duhet ta verë tek një menaxhim më efikas i shpenzimeve
publike. Dhe kjo është shumë e vështirë dhe po aq e vështirë është edhe
marrja e vendimeve. Dhe ne si Bankë, ndajmë të njëjtin mendim me qeverinë
se duhet të përqëndrohemi tek shtresat
më të doëeta të shoqërisë, ku në fokus është varfëria, për të lehtësuar atë në
interes të familjeve shqiptare. Zëri i Amerikës: Z. Zv. President ju ishit këtu për disa ditë duke biseduar
me qeverinë shqiptare dhe me aktorë të tjerë të jetës ekonomike dhe politike
për strategjinë e bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë. Banka
Botërore ka pasur një prani të gjatë në Shqipëri dhe ajo ka qenë e pranishme në
thuajse të gjithë sektorët. Në vitet e ardhshme mbështetja e Bankës Botërore do
të jetë në front të gjerë, apo ajo do të mbështetet në 2-3 drejtime. Filip lë Ueru: Një nga arsyet kryesore që unë jam këtu
është për të parë atë që ne kemi bërë në dekadat e fundit dhe unë jam shumë i
lumtur të konstatoj se ne jemi një partner shumë i fortë i qeverisë. Ne jemi në
tranzicion së bashku me Shqipërinë. Shqipëria është një vend i varfër dhe u
financua ashtu si edhe vetë Banka, por tani Shqipëria e ka kaluar fazën e
emergjencës, që është gjë shumë e mirë. Ky
është tregues i suksesit, sepse të ardhurat janë trefishuar gjatë dy dekadave
të fundit, kjo është një arritje e madhe. Varfëria është përgjysmuar në këto
vite edhe kjo është një arritje tjetër. Pra,
ne jemi tani në një tjetër fazë, në mënyrë që ajo që krijoi sukses në dy
dekadat e para pas një periudhe të gjatë diktature dhe izolimi të vendit të
vazhdojë të ndihmojë rritjen. Pyetja atëherë ishte si të kalonte vendi nga një
vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme. Tani përsëri
pyetja është si të kalojmë nga një vend me të ardhura të mesme në një vend me
të ardhura mesatare të larta, ose edhe një vend i pasur. Kështu që këtu duhet
të vlerësohet me shumë kujdes se cilat janë gjërat kryesore. Kemi fazën e parë, qe është
liberalizimi i çmimeve, ku qeveria duhet të vazhdojë transformimet. Kjo kërkon reforma,
të cilat nuk janë të lehta. Disa janë më të lehta, por disa të tjera janë më të
ndërlikuara, kur Shqipëria me të vërtetë synon të kalojë përsëri nga një vend me të
ardhura të mesme në një vend me të ardhura më të larta, por duke ristrukturuar sidomos anën institucionale.
Kështu që unë besoj se ne duhet të mbështesim qeverinë për të zhvilluar institucionet e saj.
Dhe sa i përket sektorëve, siç e keni permendur, ne kemi pasur diskutime me
qeverinë, me anëtarë të shoqërive civile, kemi vizituar disa projekte. Interesi
ynë do vazhdojë me projekte për menaxhimin e ujit, në fokus të këtij interesi
do të jetë sektori e bujqësisë, ujitja për bujqësinë. Por duhet të kapemi edhe
pas konceptit të zhvillimit rural, duke e organizuar sektorin. Për këtë, është e rëndësishme të ndihmojmë qeverisë
për sektorin privat, që ky i fundit të vazhdojë të rritet në një mënyrë
konkurruese. Pra, aktualisht në këndvështrimin tonë, jemi në një proces të
vlerësimit lidhur me atë se cila do të jetë faza e ardhshme. Unë jam këtu në fakt për të dëgjuar. Ne
kemi filluar procesin e të menduarit se cilat janë sfidat kryesore. Dhe unë
mendoj se sfida kryesore është zbatimi i shumë ligjeve që janë miratuar. Dhe
kjo do të thotë: zhvillimi institucional. Kjo është një deklaratë e
përgjithshme. Pra, ne do të shohim se ku mund të jemi më të dobishëm. Pra, siç
e thashë ky është fillimi i një procesi. Ende nuk ka një strategji. Ne kemi
filluar procesin e brendshëm me të gjithë partnerët tanë këtu në vend për të
përcaktuar se ku duam të shkojmë. Ky moment është shumë i rëndësishëm, është udhëkryq për vendin dhe për ne, sepse
ne po e shoqërojmë vendin gjatë kësaj rruge. Përsëri me projekte dhe programe
në shumë sektorë. Por duhet të shohim se ku kemi qenë më të dobishëm dhe më relevant.
Përsëri nuk dua të vendos shumë gjëra në tavolinë, sepse më parë duhet të bëjmë
detyrat e shtëpisë. Zëri i Amerikës: Një nga sektorët që ka pasur mbështetje të vazhdueshme ka
qenë ai i energjisë. Ndërkohë praktikisht në këtë fillim viti Shqipëria dhe shqiptarët do të paguajnë më shumë për shkak të rritjes së tarifave
energjetike. A mendoni se kjo do të rëndojë më shumë në xhepat e shtresave të
varfëra të shoqërisë shqiptare, kombinuar kjo me situatën ekonomike. Filip lë Ueru: Natyrisht, është e sigurtë që do të
ketë ndikim në xhepat e shqiptarëve. çelsi këtu është t'i vëmë energjisë një
çmim sa më të drejtë. Ne nuk duhet të harxhojmë energjinë, sepse energjia është
një burim shumë i paktë. Sepse kostoja e prodhimit të energjisë është e lartë.
Ne jemi të gjithë në dijeni të debatit për ndryshimet klimaterike. Pra harxhimi
i energjisë nuk është një gjë e mirë nga ana ekonomike. Dhe njerëzit duhet të
jenë shumë të kujdesshëm në shpenzimin e saj, duke paguar për të edhe çmimin e
duhur. është e vërtetë se disa njerëz kanë mundësi ta paguajnë, dhe kjo është
një gjë e mirë, por duhet që dhe ata të paguajnë për koston reale të energjisë.
Problemi është se çfarë ndodh me ata që gjenden në kufi të varfërisë ose në
varfëri të thellë. Për këtë çështje ne po punojmë me qeverinë për të gjetur
mënyrën si t'u vijmë në ndihmë këtyre njerëzve përmes programeve të
subvencioneve në mënyrë që t'i ndihmojmë ata të paguajnë faturat e energjisë.
Por sigurisht rritja e çmimeve është e nevojshme qe të mbulohen kostot sepse
edhe energjia është një mall, por duhet të ndihmojmë anëtarët e varfër të
shoqërisë për të paguar faturat. Zëri i Amerikës: Një nga misionet a Bankës ka qenë reduktimi i varfërisë në
Shqipëri. Ndërkohë Shqipëria po bënë hapa përpara drejt Bashkimit Evropian. A
mendoni se roli i Bankës do të jetë po aq i rëndësishëm si më parë në Shqipëri?
Apo Banka mund të ndihmojë Shqipërine edhe ne kete proces integrimi. Filip lë Ueru: është shumë e rëndësishme të dini se
gjithë procesi i bashkimit në BE është një proces shumë i rëndësishëm, pra një
proces i fuqishëm. Shumë anëtarë të rinj i janë bashkuar BE-së dhe ne si Bankë
kemi qenë shumë të përfshirë në ndihmën tonë për të marrë pjesë në këtë proces.
Gjithashtu ne po punojme edhe me vende që janë anëtare te BE-së. Kam parasysh Poloninë,
Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Pse? Shkaku lidhet me vazhdimësinë. Zbutja
e varfërisë ka shumë aspekte. Pra, ne do të vazhdojmë të merremi me ngritjen
institucionale. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse siç e përmenda, ne e kemi
parë këtë edhe në vendet e tjera. Aprovohen ligje. Kjo praktikë e pervoje e
mirë mund të përfitohet nga vendet e tjera. Por, sfida është se si t'i zbatojmë
këto ligje në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme. Pra, kjo është fusha ku ne kemi qenë
shumë të dobishëm edhe në ato vende që janë sot anetare te BE-se. Ne kemi qenë
bashkëudhëtarë me to gjatë dy dekadave të fundit qysh me rënien e Murit të
Berlinit. Kete eksperiencë ne mund ta sjellim edhe në Shqipëri. Përsëri po dal
tek ideja e vazhdimësisë. Pra hyrja në BE është një proces i qënësishëm, ndaj
edhe ngritja e insitucioneve merr një rëndësi të madhe dhe është proces i
tillë. Kjo është më e rëndësishme dhe më e dobishme. Por, kjo nuk është një
rrugë e lehtë. Dhe kështu unë besoj se ne mund të sjellim përvojën tonë që kemi
akumuluar në të kaluarën me vendet e rajonit.