Aksidentohet për vdekje duke pastruar plazhin
Nje 42-vjecar kishte ndaluar mjetin me motorr të ndezur dhe po pastronte frezën nga mbeturinat e rërës. Në atë moment freza është aktivizuar duke i shkaktuar plagë të rëndë në trup punëtorit
DURRES-Puna për pastrimin e plazhit i ka marrë jetën një 42-vjecari në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në Hamallaj, teksa viktima Kastriot Veizaj po pastronte rërën me zetor.
42-vjecari kishte ndaluar mjetin me motorr të ndezur dhe po pastronte frezën nga mbeturinat e rërës. Në atë moment freza është aktivizuar duke i shkaktuar plagë të rëndë në trup punëtorit.
Menjëherë ai u dërgua në spitalin e Durrësit, po nuk i ka shpëtuar dot plagëve të rënda ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat e policisë për te hetuar rreth aksidentit, duke dalë në përfundimit se gjithcka ka ndodhur krejt aksidentalisht nga pakujdesia e 42-vjecarit, Veizaj gjatë punës.
(d.b/News24/BalkanWeb)