Rishfaqet 'kafkethyesi' Islami, flet me ultimatume, a thua se perfaqeson nje shtet paralel, e jo nje force politike ne opozite

Partia Socialiste ka vendosur të padisë në gjykatë Ministrinë e Brendshme, pasi sipas kësaj force politike ministria nuk u është përgjigjur të gjitha kërkesave të PS-së. Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Pak ditë më parë Ministria e Brendshme vuri në dispozicion të Partisë Socialiste një listë emërore të të gjithë shqiptarëve që nuk kanë pasaportë, një listë tjetër e cila pasqyron se cili shtetas nga kjo kategori ka aplikuar për kartë biometrike dhe lista tjetër emërore me personat që nuk kanë aplikuar deri para pak ditësh për këtë dokument identiteti. Me sa duket Partia Socialiste nuk është e kënaqur me kaq, ndaj edhe vendos "ultimatume". E kujt ia vendos këto ultimatume, Ministrisë se Brendshme, a thua se Partia Socialiste eshte nje shtet paralel. Është thjesht një forcë politike si të tjerat, që nuk ka të bëjë as me qeverisjen e as më ndonjë institucion tjetër te pavarur. Madje kjo forcë politikë tashmë është një rrezik edhe për qindra mijëra qytetarë sepse posedon identitetet e tyre.
Por ja që u harrua fakti kryesor. Fakti që kjo forcë politike ka një kryetar të papërgjegjshëm. Dhe ja çfarë tha sot Islami. “Pasi nuk morem pergjigje per kerkesat tona legjitime per transparence dhe informim lidhur me te gjitha paqartesite perdite e me te renda te procesit të paisjes me leternjoftmi zgjedhor, si edhe bazuar ne bhë analizë paraprake të të dhenave zyrtare ne keto kater disqe me te cilat eshte mjaftuar Ministria e Brendshme mund te themi paraprakisht: Mjaftojne kundershtite dhe faktet e nxjerra nga analiza e vete informacionit qe kemi marre nga Ministria e Brendshme per te ngritur hipotezen e akuzën e shperdorimit te detyres dhe fallsifikimit te te dhenave zyrtare përmes dhënies se informacionit te rreme per qellime qe bien ndesh me ligjin. Informacionet e MB, duke rene ndesh me njera-tjetren ne menyre flagrante dhe duke u shfaqur te ndryshme nga njeri disk tek tjetri, rezultojnë jo vetem te rreme, po edhe te manipuluara. Shifra zyrtare prej 730 mije votuesish pa pasaporte mbi te cilen Ministria e Brendshme ka kembengulur, rezulton e pavertete dhe e zvogeluar ndjeshem. Numri i personave qe kane aplikuar rezulton kontradiktor dhe ndryshon nga njeri disk ne tjetrin duke nxjerre per votuesit pa pasaporte nje shifer te zmadhuar ne kundershti me te dhenat e pergjithshme dhe sifrat e dhena në dinamike.
Ne keto kushte kur, nga njera ane na jepet vetem nje pjese e te dhenave te cilat rezultojne alarmante, të rreme e të manipluara, dhe nga ana tjeter na fshihet me kembegulje lista e qytetareve me pasaporte, si edhe lista e plote e aplikanteve te deritanishem per leternjoftimi, PSSH po përpilon kallzimin penal per drejtuesit e larte te Ministrise se Brendshme qe merren direkt me kete proces. Te gjitha keto konkluzione paraprake jane rezultat i nje ekspertize te nivelit me te larte teknik dhe do te thellohen ne oret ne vazhdim nga grupi yne i eksperteve. Nderkohe, nga dita e neserme kundershtite dhe faktet e nxjerra nga ky hetim do t'i behen me dije komunitetit nderkombetar”
...