Presidenti Obama niset per nje turne ne vendet e Azi-Paqesorit

Presidenti Barak Obama niset sot per nje turne 9 ditor ne rajonin e Azi Paqesorit i perqendruar ne shtimin e marredhenieve te Uashingtonit me ekonomite ne rritje te rajoni.
Ndalesa e pare e Zotit Obama do te jete ne forumin ekonomik te Azi Paqesorit i cili do te zhvillohet ne vendlindjen e tij Honolulu te Havai. Ne takimet e planifikuara te presidentit eshte edhe diskutimi per zonen e lire tregetare me Paqesorin ku perfshihen Shtetet e Bashkuara dhe 8 vende te tjera.
Disa ore perpara nisjes se zotit Obama kryeministri japonez Joshiko Noda njoftoi se vendi i tij do te marre pjese ne bisedimet e perbashketa per marreveshjen e tregetise se lire. Mbas nje ndalese te shkurter ne Australi zoti Obama do te zhvilloje viziten e tij te dyte ne Indonezi ku ai ka kaluar pjese te femijerise se tij. Gjate vizites se tij ai do te jete presidenti i pare qe merr pjese ne Takimin e Nivelit te larte te Azise Lindore i cili do te zhvillohet ne ishullin turisitik te Balit.