Veriu, ilegalët serbë kërkojnë ndihmë nga Putin

Kryetarët ilegalë të katër komunave paralele të veriut të Kosovës, kanë shpehur nevojën për të të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë që i kushtohet Kosovës. Sipas tyre, marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë në kundërshtim me interesat e serbëve, ndaj nuk duhet të implementohen.
Ata kërkojnë nga ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic, dhe nga “deputetët republikanë nga Kosova”, që të mos votojnë deklaratën për Kosovën.
Me kërkesa të ngjashme, njoftojnë mediat e Beogradit, ata do t`i drejtohen edhe kryeministrit rus, Vladimir Putin, duke iu drejtuar “për të ndihmuar mbijetesën e popullit serb në Kosovë”.
Paralelët e veriut kanë kundërshtuar sërish praninë e doganierëve dhe të policëve shqiptarë në pikat doganore, duke theksuar “se kurrë nuk do të ketë kufi në Jarinjë e Bërnjak” dhe duke kërkuar që zgjedhjet e ardhshme të Serbisë të mbahen edhe në Kosovë.