EULEX-i dënon incidentin në veri të Kosovës

EULEX-i përmes një deklarate për mediat ka dënuar “fuqishëm” incidentin në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në këtë deklaratë thuhet se EULEX-i është i përfshirë në mënyrë aktive në bashkërendimin e zhvillimit të shpejtë të hetimeve në teren.
Mbledhja e dëshmive do të vazhdojë edhe sot, kurse në këtë rast është duke punuar një ekip i prokurorëve vendorë dhe ndërkombëtar.
"Në këto rrethana tejet të ndjeshme, EULEX-i i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo lloj reagimi të dhunshëm, si në veprime ashtu edhe në fjalë. Rendi dhe ligji duhet të mbisundojnë tensionet, thuhet në këtë deklaratë.