Presidenti Obama njofton ndryshime ne ekipin e sigurise kombetare

Presidenti Barak Obama njoftoi ndryshime te medha ne ekipin e tij te sigurise kombetare perfshire emerimin e drejtorit te CIA-s Leon Panetta ne postin e sekretarit te mbrojtjes qe tani mbahet nga Robert Gejts.
Presidenti Obama emeroi Gjeneralin e Ushtrise David Petreas komandant i operacioneve ushtarake ne Afganistan per te zevendesuar shefin e CIA-s Leon Pannetta.
Diplomati veteran Ryan Crocker emerohet ambasador ne Afganistan ndersa gjeneral lejtnanti John Allen zevendeson gjeneralin Petreas ne postin e komandantit te forcave ushtarake ne Afganistan. Gjeneral lejtnanti Allen tani eshte zevendes komandant ne Komanden Qendrore te Shteteve te Bashkuara.
Keto kater poste duhet te miratohen nga senati.
Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates do te largohet nga posti brenda ketij viti. Sekretari Gates ka qene drejtor i CIA-s nga viti 1991 deri ne vitin 1993 nen administraten e presidentit te atehershem George H. W. Bush.