E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie edhe më tej numri i të papunëve në Gjermani

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 20:20

Pranvera dhe përmirësimi i kushteve atmosferike kanë ndikuar në zvogëlimin e mëtejshëm të papunësisë në Gjermani. Në prill numri i të papunëve ka rënë për 132.000 persona.

Aktualisht të papunë janë tre milionë e 78.000 persona, kumtoi Agjencia për Punë me seli në Nuremberg.

Në këtë mënyrë, kuota e papunësisë në Gjermani ka rënë në 7,3 për qind.

Shefi i Agjencisë Frank-Jürgen Weise tha se shkaku kryesor i zhvillimeve pozitive në tregun e punës është përmirësimi i gjendjes së përgjithshme ekonomike. /dw/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›