Isa Mustafa shperthen me akuza SHIK-u na frikeson

Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa ka shpërthyer në akuza të rënda në adresë të partisë në pushtet, e cila sipas tij, përmes SHIK-ut po zhvillon një fushatë të frikësimit dhe shantazhit mbi zyrtarët komunal të kryeqytetit. Mustafa tha se ka mbi gjashtë muaj që vazhdimisht dërgohen forca policore në bashkinë e Prishtinës për hetime brenda komunës, por qëllimi i vërtetë, sipas liderit opozitar është shantazhi politik ndaj tij si kryetar i LDK-së dhe bashkisë që ai drejton.
“Njerëzit që i kanë marrë pyetje më kanë thënë se janë sjell në mënyrë shumë të keqe ndaj tyre që tejkalojnë edhe metodat e UDB e Serbisë i ka aplikuar ndaj njerëzve që i ka marrë në pyetje, përplasjes së dyerve, ndërrimit të njerëzve, të pyetjes se a dëshiron me fol shqip, serbisht apo turqish, a dëshiron të kesh avokat. Natyrisht se unë gjithmonë kam qenë për ata që të funksionojë shteti ligjor, të hetohen të gjitha rastet, edhe në komunën e Prishtinës, por edhe në komunat e tjera, të gjitha ministritë dhe të mos bëhet fokusimi politik vetëm këtu” tha Mustafa.
Këto janë akuzat më të rënda të liderit të LDK-së ndaj rivalit të tij politik Hashim Thaçi që prej arritjes së marrëveshjes së përbashkët për tejkalimin e krizës politike dhe zgjedhjen e Presidentes së re.
Një iniciativë për të hetuar SHIK-un, një organizatë që nga opozita konsiderohet ilegale dhe që i ka bërë dëme të mëdha vendit është iniciuar nga partia tjetër opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Mustafa tha se ka një prezencë të pazakonshme të policisë në komunën e Prishtinës dhe marrje të shumë zyrtarëve komunal në pyetje pa kurrfarë njoftimi. Mustafa tha se ky është një shantazh i pastër politik dhe kjo fushatë tendencë e partisë në pushtet për themelimin e një shteti policor që do të merret vetëm me frikësimin, shantazimin e kundërshtarëve politik.
Bul Salihu