Ahmadinejad fton Assadin për ndërprerje të dhunës
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, i ka bërë thirrje të enjten homologut të ti sirian, Bashar al-Assad, që të heqë dorë nga dhuna ndaj demonstruesve.
"Zgjidhja ushtarake s’është zgjidhje asnjëherë. Problemet duhet zgjidhur me dialog”, deklaroi Ahmadinejad për radiotelevizioni e Portugalisë, duke i apeluar pushtetit sirian që të dialogojë me opozitën.
Paaprakisht, SHBA dhe vendet tjera perëndimore akuzuan Iranin se po i ndihmon presidentit sirian për ngulfatjen e protestave.
Prisdenti i Insitutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI), Tierry Montabriales, vlerësoi se rënia e regjimit të Assadit do të mund të dobësonte ndjeshëm rolin e Iranin në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, nëse alauatët (një degë kjo shiite) e humbin pushtetin në Siri, atëherë iranianët do të humbnin kanalet kryesore të komunikimit.
Ndryshe, alauatët në Siri përbëjnë afro 12 përqind të popullatës.