E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama perqendrohet tek tregetia dhe vendet e punes ne turneun aziatik

Presidenti amerikan Barak Obama po perqendrohet ne ceshtjen e tregetise dhe krijimit te vendeve te punes gjate turneut ne Azi. Administrata e tij ka vene si objektiv krijimin e dy milione vendeve te reja te punes per amerikanet. Njera prej menyrave permes se ciles administrata e presidentit Obama shpreson te krijoje vende te reja pune eshte perfundimi i marreveshjes per tregeti te lire me Korene e Jugut dhe marreveshjeve me vendet e tjera te Azi-Paqesorit.
Kompania Ellicot Dredges ne Baltimore prodhon paisje per dragat anijet qe perdoren per thellimin e lumenjve ose porteve Ellicot eshte nje kompani e cila u ndertua nga tregetia. Ne kemi ndertuar te gjitha dragat qe jane perdorur per hapjen e Kanalit te Panamase dhe qe nga ajo kohe ne kemi qene te interesuar per tregetine.
Presidenti i kompanise Peter Bowe thote se kompania Ellicot duhet te kerkoje mundesi te reja kudo ne bote ku ka kerkesa per draga.
Nje drage si kjo javen tjeter do te eksportohet ne Meksike per kontrollin e permbytjeve. Kjo tjetra do te dergohet ne Brazil per nje miniere alumini kurse ajo tjetra do te eksportohet ne Nigeri per tu perdorur ne nje miniere rere.
Zoti Bowe thote se Shtetet e Bashkuara duhet te miratojne marreveshjen per tregeti te lire me Korene e Jugut dhe me vendet e tjera. Miratimi i marreveshjes do te eliminonte tarifat e importit ndaj dragave te kompanise se tij qe arrijne ne 8 perqind. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kane nenshkruar marreveshjen ne vitin 2007 por ajo nuk u miratua nga kongresi amerikan per shkak te kundershtimeve nga industria e mishit dhe industria e prodhimit te makinave. Ka shqetesime se Shtetet e Bashkuara po mbeten pas ne kete drejtim.
Nje numer gjithnje e me i madh i vendeve aziatike po nenshkruajne marreveshje dy paleshe mbi tregetine e lire.
Ne tetor Bashkimi Evropian nenshkroi marreveshjen mbi tregetine e lire me Korene e Jugut e cila do te hyje ne fuqi ne korrik te vitit te ardhshem.
Zyrtaret e Departamentit amerikan te Shtetit thone se eshte shume e rendesishme qe Shtetet e Bashkuara te jene te sukseshme ne krijimin e lidhjeve te forta ekonomike me Korene e Jugut dhe vendet e tjera te Azise.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ishte ne Malajzi ne fillim te nentorit pas takimit me udheheqesit e Shoqates se Vendeve te Azise Juglindore. shte befasuese per disa njerez se Shtetet e Bashkuara bejne me shume tregeti me vendet e ASEAN-it sesa me vendet e tjera te Azise. Shtepia e Bardhe thote se gjate vizites se presidentit Obama ne Indi kompanite indiane dhe kompanite amerikane kane diskutuar ose nenshkruar marreveshje me vlere prej 15 miliared dollaresh qe do te mbeshtesin krijimin e me shume se 50 mije vendeve te punes ne Shtetet e Bashkuara.
Daniel Ikenson nga Instituti Cato thote se po krijohet nje situate e volitshme ne Uashington per nenshkrimin e marreveshjeve te tregetise se lire.
Disa anetare te kongresit dhe disa zera brenda administrates po thone se ne kemi mbetur mbrapa prandaj ne duhet te miratojme marreveshjen me Korene e Jugut. Analistet thone se avantazhi i republikaneve ne zgjedhjet e fundit per kongres duhet ta lehtesoje miratimin e marreveshjeve per tregetine e lire por pengesat do te mbeten.
Kompania per prodhimina e makinave Ford ka publikuar reklama ne gazetat e medha amerikane duke ngritur zerin kunder marreveshjes tregetare me Korene e Jugut. Analistet thone se disa demokrate do te deshironin qe presidenti te fokusohet ne marreveshje te tjera tregetare e jo ne marrveshje te tilla si ajo me Korene e Jugut e cila u kundershtua nga administrata e meparshme.
Nderkohe Peter Bowe i kompanise Ellcott Dredges thote se tregetia nuk duhet te jete ceshjte partiake. Une jam i shqetesuar sepse eshte e qarte se zgjedhjet pasqyruan shqetesimet per punesimin dhe kongresi duhet ta kuptoje se eksportet krijojne vende te reja pune dhe marreveshjet per tregetine e lire te cilat promovojne eksportet ndihmojne ne krijimin e vendeve te reja te punes e jo e kunderta. Nuk eshte e qarte nese tregetia do te behet teme debati pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›