E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama takohet me mbretereshen e Britanise

Mbreteresha Elizabeta e Dyte e Britanise se Madhe priti sot Presidentin e Shteteve te Bashkuara Barak Obama dhe zonjen e pare Mishelle Obama ne Pallatin Bakingam me nje ceremoni madheshtore dhe me 41 te shtena artilerie.

Radhet e Gardes Skoceze qendruan gatitu kur Mbreteresha doli nga Pallati me Presidentin te ndjekur nga Zonja Obama dhe Princi Filip si dhe Princi arls dhe e shoqja Kamilla.

Banda lujti himnin amerikan te flamurit dhe cifti Obama e shoqeroi me doren ne zemer sic eshte nderimi amerikan. Me heret cifti Obama u takua privatisht ne pallat me ciftin e sapomartuar mbreteror Princin Uilliam dhe Dukeshen e Kejmbrixhit.

Sot me vone ata do te marrin pjese ne nje darke te rralle shteterore para se te kalojne naten ne Pallatin Bakingam si mysafire te Mbretereshes. Qendrimi dy-ditor ne Londer i ciftit Obama eshte ne kuadrin e turneut te tij ne kater vende evropiane.

Sonte Presidenti takohet edhe me kryeministrin britanik David Cameron me te cilin do te bisedojne per ceshtje ekonomike dhe te sigurise.

Pas perfundimit te vizites ne Britanine e Madhe Presidenti Obama do te shkoje ne Doville te Frances per tu takuar me udheheqesit e vendeve kryesore te industrializuara para se ti jape fund turneut ne Evrope me nje vizite ne Poloni aleate strategjike ne Evropen Qendrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›