E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet e shpetimit vazhdojne te nxjerrin njerez nga germadhat ne Xhoplin Mizuri

Ekipet e shpetimit po kerkojne nen germadha per viktimat e stuhise vdekjeprurese qe ka vrare deri tani 116 njerez ne qytetin Xhoplin te Misurit 25 e te cilit thuajse eshte demtuar  rende. 17 njerez u nxoren te gjalle nga germadhat ndersa shume te tjere jane te lenduar. Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama tha se do te shkoje te dielen ne shtetin qendror te Misurit per te pare nga afer situaten atje. Gjate vizites se tij ne Londer zoti Obama tha

Lutjet dhe mendimet tona jane per familjet te cilat po vuajne ne keto momente. Ajo qe ne mund te bejme eshte qe tu themi atyre se e gjithe Amerika mendon me dhimbje per ta dhe se ne do te bejme gjithcka qe te rikuperojme ate qe ndodhi.

Zyrtaret e metereologjikes thone se kjo eshte stuhia me vdekjeprurese ne historine e Shteteve te Bashkuara ne thuajse 60 vitet e fundit.  Autoritet mendojne se numri i viktimave do te jete me i madh duke pare mbetjet e shkaterrimeve qe ka lene pas stuhia qe pati nje shpejtesi ere prej 265 km ne ore dhe e cila shkuli peme shkaterroi shtepi e ndertesa te tera.

Mike Gautni banor i Xhoplinit tregon Era sillte cdo gje qe kishte marre me vehte.

Ne dallim nga stuhite qe vrane me shume se 300 njerez muajin e kaluar pergjate jugut amerikan qyteti Xhoplin u perfshi nga dara e nje stuhie te vetme. Nje stuhi e ngjashme ka ndodhur ne vitin 1953 ne Flint te Miciganit e cila shkaktoi dhe ajo 116 njerez te vdekur sipas Sherbimit Kombetar te Motit.

Nje i mbijetuar shpetoi fale nje mesazhi qe nisi nga celulari i tij.

Xhuli Shmit banore e Xhoplinit thote Kjo eshte kabina levizese ku jetonte i dashuri im. Ishte brenda saj kur erdhi stuhia. Dicka e godite ne shpine ai i rrezua dhe me sa duket u godit nga korenti. Ai nuk mban mend asgje nga ai moment por fatmiresisht eshte ende gjalle ndonese me fraktura te renda ne gjymtyre.

Guvernatoi i Xhoplinit  Xhei Nikosn thote se parashikohet nje mot edhe me i renduar ne ditet e ardhshme.

Ishte nje momet dramatik e i veshtire i cili duket se do te vazhdoje per nje periudhe kohe. Moti nuk po na ndihmon. Duket se mund te kete stuhi te tjera e madje nje vale edhe me e rende stuhish pritet te vije.

Stuhia qe goditi qytetin  e Xhoplin eshte nder 50 stuhite e regjistruara ne rajonin e Misurit gjate fundjaves se kaluar.

Parashikuesit e motit thone se koha e keqe mund te vazhdoje gjate gjithe javes.

Arkansasi Kansasi Misuri dhe Oklahoma duket se do te jene ne qender te stuhise sonte ndersa moti i keq mund te perfshije bregun lindor te Shteteve te Bashkuara diten e premte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›