Presidenti Obama takon kryeministin izraelit Natanjahu

Presidenti amerikan Barak Obama zhvillon sot në Uashington një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu.
Takimi vjen një ditë pasi që Obama në fjalimin e tij për Lindjen e Mesme i ofroi mbështetje shtetit të ardhshëm palestinez bazuar në kufijtë që kanë ekzistuar para okupimit të Bregut Perëndimor nga ana e Izraelit, në luftën e lindjes së Mesme të vitit 1967.
Natanjahu e ka refuzuar menjëherë ofertën e Obamës, duke thënë se kjo do ta linte “pa mbrojtje” Izraelin.
Presidenti palestinez, Mahmud Abas ka mirëpritur përpjekjet e Obamës për të ndërmjetësuar për bisedime me Izraelin.