E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, rojet bregdetare shpëtojnë qindra refugjatë nga vendet arabe

Qindra refugjatë nga vendet arabe janë shpëtuar nga rojet bregdetare italiane ndërsa anijet e tyre ishin përfshirë nga zjarri.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se rojet bregdetare kanë shpëtuar 500 refugjatë pranë ishullit të Lampeduzës në afërsi të brigjeve të Maltës ndërsa anijet e tyre ishin duke u mbytur.
 

Sipas mediave ndërsa pranë brigjeve të Maltës janë shpëtuar edhe 320 refugjatë të tjerë. Gjatë përpjekjeve për të kaluar në tokën evropiane, nga janari i këtij viti kanë humbur jetën në Detin Mesdhe qindra refugjatë nga vendet arabe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›