E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë përgatit ëmbëlsirat për Halloween

Shtëpia e Bardhë do të maskohet për festën e Halloween, ndërsa përgatitjet kanë filluar.

Ëmbëlsira dhe sheqerka do të shpërndahen për fëmijët e shkollave fillore të zonës së Washington, Maryland dhe Virginia.

Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle do të shpërndajnë pas pak orësh ëmbëlsira nga Shtëpia e Bardhë, ku pjesa veriore do të jetë e ndriçuar me ngjyrë portokalli enkas për këtë rast.

Ndërkaq fruta të thata, ëmbëlsira dhe biskota nga pastiçierët e Shtëpisë së Bardhë do të shpërndahen për fëmijët ashtu siç është bërë zakon që nga viti 2009.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›