Tunizi: Lideri i partisë islamiste bën thirrje për qetësi

Lideri i partisë islamiste, që fitoi zgjedhjet e para të lira në Tunizi, ka bërë thirrje për qetësi pas protestave që shpërthyen në qytetin, ku edhe ka filluar revolucioni i këtij vendi.
Rahid Ghanuqi, themelues i Enhadas, partisë që mori 90 vende nga 217 vendet e asamblesë, tha: "Ne bëjmë thirrje për qetësi në Sidi Buzid, që është edhe djepi i revolucionit, dhe duhet të qëndrojë në front për ruajtjen e të mirës publike.”
Partia e Ghanuqit, Enhada, ka premtuar se do të krijojë një koalicion, për të formuar një qeveri që do të zëvendsojë udhëheqësit e përkohshëm që kanë qenë në krye të Tunizisë, që kur presidenti i larguar, Zine El Abidine Ben Ali, ka ikur në Arabinë Saudite.
Mbrëmje e së premtes , ushtria tuniziane qëlloi në ajër për të shpërndarë protestuesit ne qytetin Sidi Buzid (Sidi Bouzid), të revoltuar pas anullimit të kandidatëve të partisë “Lista Popullore”, e renditura e katërta ne zgjedhjeve të përgjithshme. Nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Në qytetin e njohur, si zemra e revoltës që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Ben Ali u vendos shtetrrethimi nga ora 18.00 deri në orën 4.00 të mëngjesit.