Kirigizia pezullon fushatën një ditë para zgjedhjeve
Kirgizia ka ndalur fushatën dhe është future në heshtje zgjedhore , një ditë përpara zgjedhjeve të para presidenciale të këtij vendi, që nga revolucioni i tij i përgjakshëm i vitit të kaluar.
Nëse zgjedhjet e së dielës do të dalin të suksesshme, gjithashtu do të shënojnë edhe transferimin e parë të pushtetit në mënyrë paqësore në historinë 20 vjeçare, si shtet i pavarur, i Kirigizisë.
Gara është një garë në mes kryeministrit aktual, Almazbek Atambajev kundër Kaqimbek Tashijev të partisë Ata Zhurt, dhe Adakhan Madumarov ish-kryetar i parlamentit.
Presidentes, Roza Otunbajeva, një ish-diplomate e cila udhëhoqi kryengritjen që përmbysi Kurmanbek Bakijevin nga pushteti në prill të vitit 2010, nuk i lejohet të marrë pjesë në garën e së dielës.