"Ditari i një luftëtari", botohet libri për Che Guevara

Një ditar i pabotuar më parë i revolucionarit Ernesto Che Guevara është bërë publik në Kubë.
Vejusha e revolucionarit Aleida March, tha se ka vendosur që të lejojë botimin e kujtimeve të Che Guevara-s.
Ndër të tjera March tha se se e ka marrë këtë vendim për të ndihmuar njerëzit që ta njohin Che Guevarën ashtu si ai ka qenë në të vërtetë.
Me emrin "Ditari i një Luftëtari", libri do të përmbledhë 3 vitet e luftës guerrile të kryer nga Che Guevara gjatë së cilës u rrëzua nga posti Fulgencio Batista dhe erdhi në Pushtet Fidel Castro.