E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama viziton Kuoten Zero ne Nju Jork

Sot Presidenti Barak Obama vendosi nje kurore lulesh ne vendin ku dikur ngrihej qendra Boterore e Tregetise disa dite mbasi forcat amerikane vrane Osama bin Ladenin.

Presidenti shkoi ne Nju Jork per te nderuar viktimat e 11 shtatorit te vitit 2001. Presidenti mbajti nje minute heshtje per viktimat gjate nje ceremonie ne vendin e quajtur Kuota Zero. Ai shoqerohej nga kryebashkiaku i Nju Jorkut Majkell Bloomberg dhe guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo.

Zoti Obama do te takohet privatisht me te afermit e te vrareve gjate sulmeve terroriste.

Sot ne mengjes Presidenti Barak Obama u tha zjarrefikesve ne qytetin e Nju Jorkut se vdekja e Osama Bin Ladenit dergoi nje mesazh anembane botes se Shtetet e Bashkuara nuk do te harrojne kurre sulmin terrorist te 11 shtatorit te vitit 2001.

Zoti Obama i shoqeruar nga ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudi Xhuliani i beri keto komente gjate takimit me turnin e zjarrefikesve qe humben 15 kolege te tyre gjate sulmeve. Ai vizitoi gjitahshtu nje stacion policie oficeret e te cilit ishin te paret ne vendngjarje ne 11 shtator.

Zv/ presidenti Xho Bajden neser do te vendose nje kurore lulesh ne perkujtimoren per viktimat e 11 shtatorit ne Pentagon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›