E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apachet ndihen të fyer

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 21:00

“Geronimo”, emri i koduar i misionit të forcave speciale amerikane që ndërmorën sulmin kundër Osama Bin Ladenit në orët e para të 2 majit, ka hapur polemika në Shtetet e Bashkuara për presidentin Barack Obama.

Geronimo, i lindur në vitin 1829, ishte një indian i Amerikës, i cili luftoi kundër ekspansionit të Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara në tokat e fisit apache.

Nisur nga ky fakt, komuniteti Apach, në Fort Still në Oklahoma, i ka dërguar një letër presidentit Obama, ku i kërkon të kërkojë falje publike për identifikimin e një terroristi të akuzuar për vrasje në masë, me heroin e tyre.

“Të vendosësh një barazi mes Geronimos dhe një vrasësi në masë, një terroristi burracak, është tejet ofenduese për ne”, thuhet në letrën që kreu i komunitetit Apache të Fort Still, Jeff Houser, i ka dërguar presidentit Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›