Sherr ne kuvend debat per bisedimet me Serbine

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka hedhur poshtë pikën e parë të mocionit të ngitur nga Lëvizja Vetëvendosje për ndërprerjen e menjëhhershme të bisedimeve me Serbinë, për të cilat është zhvilluar një debat i ashpër që ka zgjatur mbi tre orë. 56 deputetë votuan kundër ndërprerjes së bisedimeve, 21 pro ndërsa 5 deputetë asbtenuan.
Dy pikat tjera të mocionit, shtrirjen e autoritetit të shtetit në të gjithë territorin dhe informimin e rregullt të Kuvendit u miratuan me shumicë votash. Debati i zhvilluar me kërkesë të Vetëvendosjes është zhvilluar me tensione të mëdha dhe fyerje kryesisht mes deputetëve të PDK-së së Thaçit dhe Vetëvendosjes së Kurtit.
Thaçi u tha deputetëve dialogu teknik me Serbinë nuk përfshin statusin e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Opozita nuk është ndarë e kënaqur me interpelancën ndërsa e ka quajtur të papërgjegjshme qeverinë e drejtuar nga Thaçi.
“Gjithmonë kemi qenë dhe jemi parti për dialog , jemi për bisedime , por në asnjë mënyrë për dialog dhe për bisedime që do të cenonin ose që mund ta cenojnë pavarësinë e Kosovës “-tha Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.
“Debati i zhvilluar pak më parë ishte një debat i cili tregoi se kjo qeveri është e papërgjegjshme për funksionimin që ka. Gjatë tërë kohës u devijua nga tema e cila ishte konkrete dhe nuk u dhanë të dhënat të cilat u kërkuan”- tha Ahmet Isufi, deputet i AAK-së.
Qeveria dhe as shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri nuk kanë pranuar që të japin procesverbalet e takimeve të zhvilluara deri më tani deputetëve, megjithë insistimin e kryetarit të komisionit për punë të jashtme Albin Kurti.
Bul Salihu