Kushti i PDIU për Presidentin: Të shprehet qartë dhe saktë për çamët
Tiranë- Kryesocialisti, Edi Rama ka vijuar sot bisedimet me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin në kuadër të vizionit të PS-së për një dialog të gjërë mes forcave politike për zgjedhjen e presidentint të ri të vendit.
Ashtu si edhe në takimin e një ditë më parë me kreun e LSI-së, Ilir Metën zoti Rama u shoqërua nga kryetari i grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruci teksa dy krerët u takuan për rreth një orë në hotel “Sheraton.
Pas takimit me Ramën, kreu i PDIU-së deklaroi në një prononcim për mediat se forca që ai drejton kërkon që presidenti i ri të ketë një qëndrim të saktë dhe të qartë për çështjen çame.
‘Person që të ketë një qasje të qartë dhe të saktë kombëtar dhe patriotike dhe i vetmi kusht që PDIU ka është që presidenti i ardhshëm i Republikës duhet të shprehet qartë dhe saktë për nevojën e zgjidhjes së çështjes çame. Gjithashtu ne patëm një diskutim goxha konstruktiv me kryetarin e Partisë Socialiste, do të doja të përshendesja klimën që tashmë është instaluar dhe uroj të vazhdojë gjatë në politkën shqiptare, i jemi larguar një konflikti 3-vjeçar që kishte një kosto shumë të madhe…dhe ishte bërë pengesë për proceset integrueseështë e papranueshme që shqiptarët të mos marrin akoma statusin e vendit kandidat…Dialogu është në të mirë të të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë për të dialoguar jo vetëm për presidentin por edhe për çështje të tjera’- tha Idrizi.
Teksa ka shtuar se me zotin Rama nuk ka folur për emra të përvetshëm por për nevojën për dialog për një president gjithëprfshirës, i pranuar nga të githë shqiptarët.
‘Besoj se do të ulemi brenda mazhorancës për të konkretizuar emrat e parë që siç e thashë pozicioni i partisë sonë është i qartë që duhet të jetë një person me profil të qartë publik, ta lexojë Kushteutën dhe ta zbatojë si garant i saj jo vetëm nen për nen por edhe… ku flet për identitet kombëtar dhe për bashkim kombëtar’- tha më tej kreu i PDIU-së.
Nga ana tjetër kreu i PS-së, Rama pas takimit tha për gazetarët se forca që ai drejton kërkon të eksplorojë mundësitë për të ndërtuar një proces dhe nga procesi të shkohet tek emri dhe jo e anasjellta.
‘Qellimi ynë është ti përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqipërinë, pasi nga mënyra sesi do të zgjedhim presidentin varet statusi i kandidatit, rrugëtimi ynë evropian për institucione të pavarura dhe garanci për rolin e tyre kushtetues, dhe për palet për një presidnet që në zgjedhjet e ardhshme do të jetë i paanshëm. Konsensus, konsensus, konsensus për të gjitha këto dhe në rallë të parë për statusin e kandidatit në BEJemi të angazhuar për dialogPavarësisht kush është ai që kemi përballë për ne kanë rëndisi parimet dhe vlerat që duhet të ndërtojmë në këtë proces. Nëse ndërtohet një proces s’ka dyshime që do ketë dhe një emër, nëse nuk ndërtohet rezultati do të jetë i padëshiruar për këtë proces historik të vendit’- tha Rama.
Një ditë më parë ish-aleatët e majtë Rama dhe Meta u takuan për të biseduar për zgjedhjen e presidentit të ri. Duke rënë në një emërues të përbashkët që lidhej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen e forcave politike në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Kryesocialisti Rama javen e shkruar përmes një letre ftoi forcat politike që të ulën dhe të dialogojnë për zgjedhjen e presidentit pasi për PS-në i një rëndësie të veçantë është procesi i zgjedhjes së tij.
Dorina Bilbili/IDEA/