Sherr masiv në parlamentin ukrainas, grushta mes deputetëve (VIDEO)
Share
Një përplasje e dhunshme u shënua të enjten në parlamentin ukrainas ndërkohë që po diskutohej për një ligj që do të lejojë përdorimin e gjuhës ruse në gjykata, spitale dhe institucione të tjera në rajonet rusishtfolëse në vend.
Lufta shpërtheu mes anëtarëve të opozitës pro- perëndimore, që kërkon që Ukraina të dalë nga hija e Rusisë dhe ligjvënësve të presidentit Janukoviç, të cilët e marrin mbështetje nga jugu i Ukrainës, që flet rusisht.
Të paktën një deputet i opozitës u shoqërua në spital me plagë.
Në parlamentin ukrainas janë të shpeshta përplasjet mes deputetëve. Në dhjetorin e vitit 2010, nga përplasja mes deputetëve, gjashtë prej tyre u shoqëruan në spital.