E Diel, 1 Nëntor 2026

Nacionalizmi në Shqipëri është i ri, trendi dhe seksi

Share

Deutsche Welle, në seksionin e saj në anglisht, i ka kushtuar një vëmendje në një shkrim rritjes së nacionalizmit në Europën Juglindore, duke përmendur Aleancën KuqeZi dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Retorika e lëvizjeve nacionaliste populiste në Europën juglindore po merr thuajse një formë fanatike. Aleanca KuqeZi në Shqipëri kërkon pasaporta shqiptare për çdo shqiptar etnik, përfshi qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka të njëjtat kërkesa dhe është e përfaqësuar në parlament, thuhet në shkrim.

Të dyja lëvizjet kanë mbështetje shumë të madhe mes të rinjve, pjesërisht falë mënyrës efektive me të cilën e përdorin median sociale dhe internetin, sipas Stephanie Schwandner-Sievers nga universiteti Roehampton në Londër. Nacionalizmi shqiptar ka imazhin e rinisë, është trendi dhe seksi dhe është i reklamuar në mënyrë agresive, thotë ajo. Aleanca KuqeZi- brenda pak muajsh ka rreth 80 mijë fansa në Facebook. Partia Socialiste, partia më e madhe opozitare në vend, ka vetëm 29 mijë fansa, vijon shkrimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›