SHBA: Parandalohet një komplot terrorist
SHBA - Zyrtarët amerikanë pohuan se kanë parandaluar një komplot për një sulm me bombë të Al Qaeda-s, që kishte për synim të shkatërronte një aeroplan që udhëtonte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet në Washington thanë se dega e Al Qaeda-s në Jemen tentoi të vendoste një kamikaz me bombë në bordin e një aeroplani amerikan me lëndë shpërthyese të fshehur në të brendshmet e tij.
Ata thanë se komploti u zbulua dhe bomba u gjet në kohë nga agjentët amerikanë.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë tha me anë të një deklarate dje se Presidenti amerikan, Barack Obama ishte i pari që u njoftua mbi këtë komplot në muajin prill dhe ka qenë vazhdimisht i informuar në lidhje me këtë situatë.
(er.nu/voa/BalkanWeb)