E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Rama mbledh kryesinë e PS

Kryesia e PS-së, foto arkiv

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi sot, në orën 08:30, kryesinë e partisë, ku po diskutohet qëndrimi që forca më e madhe e opozitës do të mbajë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Nuk përjashtohet edhe diskutimi i emrave konkretë që mund të propozohen nga Partia Socialiste, në përpjekje të arritjes së konsensusit me mazhorancën.

Parlamenti ezauroi dje edhe raundin e tretë të votimit për president për shkak se, nuk kishte një kandidat zyrtar, pasi edhe emri i mazhorancës, Xhezair Zaganjori, nuk kishte mbledhur 20 firmat për të hyrë në garë.

Nisur nga kjo, konferenca e kryetarëve vendosi që raundi i katër të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00.

Ky është raundi i parafundit dhe në bazë të Kushtetutës zgjedh presidentin me 71 vota, ndryshe nga tre të mëparshmit që kërkonin edhe konsensusin e opozitës, pra 84 vota. / E. K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›