Meta pas terheqjes se Zaganjorit Keqardhje per paragjykimin e opozites
Ka reaguar mënjehërë pas dorëheqjes së kandidatit konsensual të mazhorancës për president, kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili gjatë një deklarate për mediat ka shprehur dhe vlerësimet për figurën e Xhezair Zaganjorit.
Sipas kreut të LSI-së tërheqja e Zaganjorti nga gara presidenciale ishte një iniciativë sovrane, që konfirmon intgritetin dhe personalitetin e tij si edhe faktin se ai nuk e kërkoi, por e pranoi për hir të konsensusit të gjerë për të marrë postin e presidentit të Republikës.
“Mazhoranca në kërkesën e saj drejtuar Zaganjorit ka qenë tepër e interesuar për t’i shkuar deri në fund zgjedhjes së kësaj kandidature, duke vlerësuar të gjitha cilësitë që e bënin të kompletuar për këtë post dhe tepër konsensuale edhe për opzoitën, e cila e kishte votuar në parlament si anëtar të kushteutës vite më parë”- deklaroi Meta.
Kjo tërheqje sipas Metës, meriton vlerësim nga LSI-ja dhe është një mesazh për gjithë klasën politike për të reflektuar, për të bërë edhe ndonjë përpjekje tjetër për konsensus dhe t’i hapet rruga zgjidhjes përfundimtare, ku sovrani mbetet parlamenti.
Kreu i LSI-së deklaroi gjithashtu se opozita ka humbur një rast të mrekulleshëm për të dhënë konsensus për këtë kandidaturë tepër konkrete, i cili shprehu angazhimin dhe kontributin e forcës poltike që ai drejton për t’i dhënë vendit një president brenda javës së ardhshme, në përpjekje për konsensus.
“Natyrisht që kjo çështje do të zgjidhet dhe unë shpresoj që të ecet me përpjekje për konsensus, por konsensusi dhe kapriçot kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në lidhje me ecurinë do konsultohemi dhe diskutojmë gjatë ditës së nesërme, e të pasnesërme. Parlamenti mbetet sovrani dhe LSI është e angazhuar për një zgjidhje”- theksoi Meta, i cili shtoi gjithashtu se nuk ëhstë përgjegjësia e LSI-së, që ky proces nuk u kurorëzua me sukses të plotë, por sërish ky proces, kjo transparencë, ky debat ka pasur kontributin modest të LSI-së.
“Ne do kontribuojmë që brenda jvës që vjen të kemi presidentin e ri”- premtoi kreu i LSI-së , ndërsa shprehu keqardhjen për kandidatin i cili u paragjykua nga opozita, i cili vizitoi edhe kreun e PS-së në mënyrë qytetare dhe civile.
Zaganjori: Nuk jam kandidat për raundin e katërt, shkak mosbesimi i opozitës
Tërhiqet nga gara presidenciale kandidati konsensual i mazhorancës Xhezair Zaganjori. Zaganjori pranoi të kandidonte që në fillim me kushtin që të ishte një kandidaturë konsensuale.
Tërheqja e Xhezair Zaganjorit është bërë për shkak të mosarritjes së konsensusit mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për kandidaturën e tij.
Vetë kandidati Zaganjori, kur bëri publike dorëheqjen e tij nga gara presidenciale deklaroi se shkak është bërë klima e mosbesimit tek opozita dhe nëse zgjidhet president do të paragjykohet nga opozita për çdo vendimmarrje.
“Unë nuk jam më kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim dhe do paragjykohet çdo vendimmmarje e imja, në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të mëdha siç është integrimi evropian dhe reformat. Në kushte paragjykimi deklaroj me bindje të plotë dorëheqjen time. Uroj që të gjendet një njeri i përshtatshëm për këtë kandidaturë”-theksoi Zaganjori.
Kandidati i propozuar nga mazhoranca takoi personalisht kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama për të kërkuar mbështetjen e forcës së tij politik për të qenë kështu një president konsensual, mbështetje e cila nuk iu konfirmua.
Kandidatura e Zaganjorit zyrtarisht nuk u paraqit në asnjë raund të votimit për president në parlament, ndërkohë që tërheqja e tj nga ra presidenciale vjen menjëherë pas ezaurimit të raundit të tretë për presidentin.
Po sot Kuvendi caktoi ditën e hënë për raundin e katërt të Presidentit.