E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Bratza Zbatimi i vendimeve gjyqesore mbi mesataren europiane

Kryeministri Berisha priti në takim Presidentin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave te Njeriut në Strasburg, zotin Nikolas Bratza të cilin e informoi se qeveria që ai drejton është e vendosur të ndërmarrë çdo reformë e cila afron Shqipërinë me Evropën. Në këtë drejtim, Kryeministri ritheksoi edhe një herë se Shqipëria, nga vendi më i izoluar dhe me mungesa të theksuara në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, sot është vendi i cili “zbatimin e vendimeve gjyqësore” e ka mbi mesataren e vendeve evropiane. Kryeministri theksoi se, me marrjen e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Shqipëria do të kontribuojë edhe në respektimin dhe forcimin e bashkëpunimit me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Zoti Bratza vlerësoi zhvillimet në Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për respektimin e të drejtave të njeriut si shumë mbresëlënës.

Haxhinasto- Bratza: Presidenca shqiptare e KiE-së mbështet reformën e GJEDNJ
Reforma e gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, u diskutua këtë të premte mes ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto dhe Presidentit të këtij institucionit të drejtësisë Nikolas Bratza. Vizita e këtij të fundit vjen pak ditë pasi Shqipëria ka marrë presidëncën e radhës së komitetit të ministrave të Këshillit të Europës, dhe presidenca shqiptare e ka radhitur reformimin e gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njerit në prioritetet kryesore.

“Shqipëria është vend shembullor në zbatimin e kësaj Konvente që fillon nga pesha që ajo ka në legjislacionin e vendit, jo vetëm kaq, por në të gjitha angazhimet e saj, projektet e saj dhe të gjithë rëndësinë prioritare që i ka dhënë respektimit të këtyre të drejtave’- u shpreh Haxhinasto.
Bratza përgëzoi Haxhinaston për angazhimin e presidencës shqiptare në kuadër të reformës së Gjykatës, prioritetit për edukimin e brezave të rinj me frymën e zbatueshmërisë së Konventës, si dhe shprehu gatishmërinë e institucionit të tij për të bashkëpunuar ngushtë në implementimin e rekomandimeve të Deklaratës së Brighton-it.

“Një nga arsyet për të cilat unë ndodhem në Shqipëri dhe në veçanti, është për të biseduar për problemet specifike, me të cilat Shqipëria përballet dhe jam i sigurt se, megjithë siguritë e marra nga Ministri në lidhje me masat dhe vendimet e Gjykatës, që do të ndërmerren në këtë vend, do të ndikojnë në zbatimin e duhur të konventës në nivel kombëtar” – deklaroi Bratza.

Gjykata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut përfaqëson institucionin më të njohur në Europë dhe unikal në botë I cili I ofron akses të drejtpërdrejtë mbi 800 milion qytetarëve europianë për paraqitjene e ankimimeve mbi respektimin e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›